BALLKANI

Protesta në Holandë kundër urisë në Gaza dhe lidhjeve me Izraelin

Në Hagë, demonstruesit, shumica të veshur me të kuqe, u mblodhën në stacionin qendror, duke rrahur tenxheret dhe lugët në një shfaqje të zhurmshme proteste

Shpetim Hiseni  | 25.07.2025 - Përdıtësım : 25.07.2025
Protesta në Holandë kundër urisë në Gaza dhe lidhjeve me Izraelin Foto: Mouneb Taim/AA

Shkup

Protestues në gjithë Holandën organizuan demonstrata të koordinuara me “tenxhere dhe tiganë” në stacionet e trenit të enjten, duke dënuar përkeqësimin e urisë në Gaza dhe ofensivën ushtarake të Izraelit, ndërsa gjithashtu shënjestruan lidhjet ekonomike të qeverisë holandeze me Izraelin, raporton Anadolu.

Në Hagë, demonstruesit, shumica të veshur me të kuqe, u mblodhën në stacionin qendror, duke rrahur tenxheret dhe lugët në një shfaqje të zhurmshme proteste. Shumë prej tyre mbanin pankarta që bënin thirrje për t’i dhënë fund menjëherë urisë në Gaza dhe kërkonin veprime urgjente ndërkombëtare.

Izraeli ka vrarë më shumë se 59.500 palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në mungesa të mëdha ushqimore.

Aktualisht, Gaza po përballet me një uri ekstreme, ndërsa organizatat kryesore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut apelojnë për veprime urgjente për të mundësuar hyrjen e furnizimeve themelore për banorët e rajonit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın