BALLKANI

Protesta në Sarajevë për shkak të situatës së keqe ekonomike dhe kostos së lartë të jetesës

Është koha të ngremë zërin kundër situatës së paqëndrueshme ekonomike dhe vendimeve të këqija të qeverisë që mbysin ekonominë dhe kërcënojnë standardin e qytetarëve, thanë organizatorët

Elvır Hodzıc  | 02.04.2025 - Përdıtësım : 03.04.2025
Protesta në Sarajevë për shkak të situatës së keqe ekonomike dhe kostos së lartë të jetesës Foto: Samır Jordamovıc / AA

Sarajevë

Një grup qytetarësh protestuan para Parlamentit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH) për shkak të situatës së keqe ekonomike, të ardhurave të ulëta, kontributeve të larta dhe rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës në BeH, raporton Anadolu.

Protesta u mbajt në të njëjtën kohë me seancën e Parlamentit të Federatës së BeH-së ndërsa organizatorët thanë se ka shumë arsye për protestën, duke përmendur rritjen minimale të pensioneve, të dielave jopune, rritjen e papunësisë, rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë dhe të energjisë elektrike, rritjen e kostos së punës pa reforma fiskale, si dhe shpenzimin e paarsyeshëm të fondeve buxhetore për funksione dhe këshilltarë të panevojshëm.

"Është koha të ngremë zërin kundër situatës së paqëndrueshme ekonomike dhe vendimeve të këqija të autoriteteve që mbysin ekonominë dhe kërcënojnë standardin e qytetarëve", thanë organizatorët.

Në protestë morën pjesë kategori të ndryshme qytetarësh, mes tyre pensionistë, punëtorë dhe të tjerë.

"Qeveria me vendimet e saj po thellon dallimet mes entiteteve, në vend që të punojë për një sistem të unifikuar ekonomik", theksuan ata.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın