BALLKANI

Protestë para Shtëpisë së Bardhë kundër kryeministrit izraelit Netanyahu

- Demonstruesit duke mbajtur në duar flamuj palestinezë dhe pankarta, dënuan operacionet ushtarake kundër Gazës dhe kërkuan ndërprerjen e mbështetjes amerikane për Izraelin

Alban Agushi  | 07.07.2025 - Përdıtësım : 07.07.2025
Protestë para Shtëpisë së Bardhë kundër kryeministrit izraelit Netanyahu Foto: Celal Güneş / AA

Tiranë

TIRANË (AA) - Një demonstratë u mbajt para Shtëpisë së Bardhë në Washington, kryeqytetin e SHBA-së, kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu.

Demonstruesit duke mbajtur në duar flamuj palestinezë dhe pankarta, dënuan operacionet ushtarake kundër Gazës dhe kërkuan ndërprerjen e mbështetjes amerikane për Izraelin.


- Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të dhunshme në mëngjesin e 18 marsit, pas armëpushimit që hyri në fuqi në Rripin e Gazës më 19 janar.

Të paktën 57.418 palestinezë kanë humbur jetën dhe 136.261 të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Ndërsa në sulmet që Izraeli ka kryer nda Gazës që nga 18 marsi, kur prishi armëpushimin, kanë humbur jetën 6.860 persona dhe janë plagosur 24.220 të tjerë.

Që nga 27 maji e deri më tani, numri i njerëzve të vrarë si pasojë e sulmeve sistematike që synojnë palestinezët në zonat e shpërndarjes të krijuara nën maskën e ndihmës humanitare nga "Fondacioni Humanitar i Ndihmës në Gaza" i udhëhequr nga Izraeli dhe SHBA-të ka arritur në 751, dhe numri i të plagosurve ka arritur në 4.931.

Ushtria izraelite filloi të zbatojë planin e saj të sulmit që do të zgjerojë dhe do ta bëjë të përhershëm pushtimin në Rripin e Gazës. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se ata do të pushtojnë të gjithë Rripin e Gazës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın