BALLKANI

Protestë në Tiranë kundër gjenocidit në Gaza: “Nga Tirana në Gaza - Zëri i lirisë nuk ndalet”

“Shqipëria nuk mund të jetë në anën e gabuar të historisë”, theksuan organizatorët e protestës, duke denoncuar “lidhjet e qeverisë së Shqipërisë me Izraelin”

Abdulbesar Ademi  | 13.08.2025 - Përdıtësım : 14.08.2025
Protestë në Tiranë kundër gjenocidit në Gaza: “Nga Tirana në Gaza - Zëri i lirisë nuk ndalet” Burimi: Forumi mediatik “Mexhlis”

Tiranë

Shumë qytetarë të Shqipërisë janë tubuar në Sheshin Skënderbeu nën sloganin “Nga Tirana në Gaza - Zëri i lirisë nuk ndalet” për të dënuar gjenocidin izraelit ndaj popullit palestinez në Gaza dhe për të shprehur solidaritet me viktimat palestineze, raporton Anadolu

Protesta, e organizuar nga disa shoqata dhe forume, shënon të 15-tën që nga fillimi i ofensivës izraelite në Gaza. Pjesëmarrësit, të cilët ishin rreth 2 deri në 3 mijë, mbanin pankarta dhe thirrnin slogane në mbështetje të Palestinës.

Folësit para turmës kërkuan ndalimin e menjëhershëm të gjenocidit, mbështetjen e zgjidhjes me dy shtete dhe ndalimin e përdorimit të urisë si armë ndaj popullit të Gazës.

“Shqipëria nuk mund të jetë në anën e gabuar të historisë”, theksuan organizatorët e protestës.

Ata denoncuan “lidhjet e qeverisë së Shqipërisë me Izraelin”, si dhe kërkuan "shkëputjen" e këtyre lidhjeve dhe dënimin e akteve gjenocidale që po ndodhin në Gaza.

Protestuesit kishin planifikuar të marshonin drejt Rrugës së Kavajës, por u ndaluan nga forcat e Policisë së Shtetit. Pavarësisht kësaj, protesta vazhdoi paqësisht në shesh, duke përçuar mesazhin e saj kundër agresioni izraelit në Gaza.

Organizatorët e protestës ishin: Forumi mediatik “Mexhlis”, Shoqata “Thirrja për Mirësi”, Shoqata “TUMED”, Forumi Musliman i Shqipërisë, Unioni Shqiptar i Teologëve, Shoqata “Qendra për Kulturën Islame Evropiane” dhe Shoqata “Ensar”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın