BALLKANI

Prishtinë, vendoset "burgu" në formë të hartës së Kosovës para Zyrës së BE-së

Mexhid Ramusa, drejtues i organizatës Lëvizja për Demokraci e cila e organizoi këtë instalacion, tha se dëshirojnë të përçojnë mesazh tek Bashkimi Evropian (BE), se "si po na mban të izoluar padrejtësisht"

Agim Sulaj  | 01.07.2022 - Përdıtësım : 03.07.2022
Prishtinë, vendoset "burgu" në formë të hartës së Kosovës para Zyrës së BE-së Foto: Erkin Keçi - AA

Prishtinë

Një “burg” në formë të hartës së Kosovës është vendosur para Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për të shprehur pakënaqësi me mosliberalizimin e vizave për kosovarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Në grilat e burgut të improvizuar, u vunë mesazhe “Të vrarë, të masakruar nga Serbia, e të izoluar nga Evropa”, “Çfarë faji kemi ne që jemi të izoluar, nuk jemi njerëz edhe ne si ju?” dhe “Bashkimi Evropian i promovon vlerat e demokracisë, e raciste ndaj popullit të Kosovës, e mban të izoluar padrejtësisht”.

Mexhid Ramusa, drejtues i organizatës Lëvizja për Demokraci e cila e organizoi këtë instalacion, tha se dëshirojnë të përçojnë mesazh tek Bashkimi Evropian (BE), se “si po na mban të izoluar padrejtësisht”.

“Ne si popull nuk kemi asnjë faj që kemi mbetur të izoluar në kësi lloj burgu. Ne jemi edhe të vrarë edhe të masakruar (nga Serbia) edhe të izoluar (nga BE). Ne këtë aktivitet, këtë burg, siç e quajmë dhe siç po shihet, do ta dërgojmë edhe para zyrës së Bashkimit Evropian në Bruksel”, theksoi Ramusa.

Ramusa tha se Qeveria e Kosovës e ka bërë punën e vet dhe Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe tani mbetet të jepet “drita e gjelbër” nga Bashkimi Evropian.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në, megjithëse që nga viti 2018, ka marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave, pasi Komisioni ka konkluduar se Kosova i ka përmbushur 95 kriteret e kërkuara.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın