Prishtinë, ndizen qirinj në kujtim të viktimave të Masakrës së Reçakut
Dhjetëra qytetarë u mblodhën pranë bustit të Gjergj Kastriotit–Skënderbeut, ku ndezën qirinj duke përkujtuar njërën nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë
Prishtinë
PRISHTINË (AA) – Me rastin e 15 janarit - Ditës së Masakrës së Reçakut, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë ndezur qirinj në shenjë kujtimi dhe nderimi për viktimat, raporton Anadolu.
Dhjetëra qytetarë u mblodhën pranë bustit të Gjergj Kastriotit–Skënderbeut, ku ndezën qirinj duke përkujtuar njërën nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë.
Aktiviteti u zhvillua në mënyrë simbolike, si thirrje për drejtësi dhe për të mos harruar krimet e kryera në Reçak.
Më 15 janar të vitit 1999, në Reçak të Komunës së Shtimës, forcat serbe vranë 45 civilë, burra, gra, fëmijë dhe pleq. Masakrës i dha zë në botë ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, në Kosovë, ambasadori William Walker, i cili e cilësoi për herë të parë këtë masakër si “krim kundër njerëzimit”.
Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve, ku NATO vendosi të sulmojë caqet ushtarake e policore serbe.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
