BALLKANI

Prishtinë, myftiu Tërnava priti në takim ministrin saudit të Çështjeve Fetare, Abdul-Aziz Al Shejk

“Si Bashkësi Islame e Kosovës do të luftojmë çdo gjë që është në kundërshtim me parimet e shëndosha, të pastra e humane islame”, tha Tërnava

Agim Sulaj   | 28.10.2021
Prishtinë, myftiu Tërnava priti në takim ministrin saudit të Çështjeve Fetare, Abdul-Aziz Al Shejk ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Prishtinë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, ka pritur një delegacion të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga ministri i Çështjeve Fetare, Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy udhëheqësit e institucioneve fetare pas një takimi që zgjati rreth 1 orë në selinë e Kryesisë së BIK-ut në Prishtinë, nënshkruan edhe memorandum bashkëpunimi.

Myftiu Tërnava falënderoi Arabinë Saudite për ndihmën e dhënë për Kosovën gjatë luftës së vitit 1999, e po kështu edhe për periudhën e pasluftës në rindërtimin e Kosovës, si për shtëpi, shkolla, spitale, veshmbathje e ndihma të tjera.

Myftiu Tërnava tha se ky takim do të jetë shkak për afrimin midis BIK-ut dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

“Si Bashkësi Islame e Kosovës do të luftojmë çdo gjë që është në kundërshtim me parimet e shëndosha, të pastra e humane islame. Do të punojmë në promovimin e paqes, harmonisë mes njerëzve dhe respektin e ndërsjellë. Kështu na mëson Kur'ani, kështu na mëson Hadithi, kështu na mësojnë sahabët”, tha Tërnava.

Ministri i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, tha se po qëndron për vizitë në Kosovë për të thelluar bashkëpunimin midis dy vendeve, dy popujve myslimanë.

“Jemi dakorduar me myftiun Tërnava në vija të trasha që të bashkëpunojmë me thellimin dhe kujdesin për dy institucionet tona, në parandalimin e përhapjes së të gjitha llojeve të ekstremizmit, radikalizmit, dhunës, sepse feja jonë është fe e paqes dhe tolerancës”, tha Abdul-Aziz Al Shejkh duke shtuar se tash e disa dekada qarqe të caktuara e kanë keqpërdorur fenë për aspirate politike, ndërsa politika, është në shërbim të fesë dhe njerëzve.

Ministri saudit Abdul-Aziz Al Shejkh do të qëndrojë në Kosovë për vizitë zyrtare për tre ditë, ku pritet që në kuadër të vizitës së tij të takohet edhe me udhëheqës të institucioneve të larta të vendit.

Qëllimi i kësaj vizite nga delegacioni saudit është bashkëpunimi ndërmjet dy popujve, përputhja e vizionit të të dyja palëve rreth rëndësisë së traditës profetike si mënyra më e mirë për të përhapur paqen dhe tolerancën ndërmjet popujve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın