Prishtinë, zjarri kaploi një pjesë të ndërtesës së Institutit të Mjekësisë Ligjore
"Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet. Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrfikësve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes", njoftoi Ministria e Drejtësisë

Prishtinë
Një pjesë e ndërtesës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është kapluar nga një zjarr i madh mëngjesin e së martës, transmeton Anadolu.
Ministria e Drejtësisë, njoftoi se zjarri filloi rreth orës 8 të mëngjesit duke përfshirë disa nga zyrat e katit të dytë të objektit i cili gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
"Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet. Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrfikësve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes", njoftoi ministria.
Gjithashtu bëhet e ditur se në terren doli edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar.
Nuk dihen ende shkaqet e djegies së këtyre zyrave, ndërsa nga zjarrfikësit u bë e ditur se nuk kishte të lënduar nga ky zjarr, por dëme materiale përfshirë dokumente të këtyre zyrave.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.