BALLKANI

Prishtinë, "superheronjtë" gëzojnë me dhurata fëmijët e shtrirë në spital

Ngjarja e përvjetshme e organizuar nga "Care for Kosovo Kids" në bashkëpunim me alpinistët e KAP-it, u bë me qëllim të vetëdijesimit për ngritjen e fondeve mbi nevojat e pacientëve të vegjël me kancer të cilët janë në pediatri

Agim Sulaj  | 05.12.2025 - Përdıtësım : 05.12.2025
Prishtinë, "superheronjtë" gëzojnë me dhurata fëmijët e shtrirë në spital Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Një numër alpinistësh të veshur si "superheronjë" të filmave vizatimorë, janë lëshuar nga ndërtesa e Spitalit Pediatrik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me qëllim që të befasojnë me dhurata fëmijët të cilët po trajtohen në spital, raporton Anadolu.

Alpinistë nga Klubi Alpin Prishtina (KAP) të veshur si "Superman", "Spiderman", "Hulk", "Batman", "Gorilla" e të tjerë, u lëshuan nga ndërtesa disakatëshe e pediatrisë duke përshëndetur fëmijët të cilët ishin brenda dhe jashtë spitalit.

Ngjarja e përvjetshme e organizuar nga "Care for Kosovo Kids" në bashkëpunim me alpinistët e KAP-it, u bë me qëllim të vetëdijesimit për ngritjen e fondeve mbi nevojat e pacientëve të vegjël me kancer të cilët janë në pediatri.

Shfaqja u përcoll edhe nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe dhjetëra fëmijë dhe prindër. Pas përfundimit të shfaqjes nga "superheronjtë", fëmijët pranuan dhurata me përmbajtje të ndryshme nga organizatorët.

Organizata "Care for Kosovo Kids" që nga viti 2013 siguron të gjitha barnat për fëmijët që janë të shtrirë në QKUK me lloje të ndryshme të kancerit. Në Kosovë, çdo vit diagnostikohen rreth 50 raste të reja të fëmijëve me kancer.

Për herë të parë, ky aktivitetet do të mbahet edhe në pesë qytete të tjera përpos Prishtinës, në: Skenderaj, Ferizaj, Mitrovicë, Podujevë dhe Gjakovë në kërkim të fëmijëve me kushte të rënda ekonomike dhe atyre që po marrin trajtim shëndetësor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın