BALLKANI

Prishtinë, qytetarët përkujtojnë Srebrenicën

Gjithashtu edhe godina e Qeverisë së Kosovës u ndriçua pasdite me “Lulen e Srebrenicës”, në kujtim të 8.372 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Agim Sulaj  | 11.07.2025 - Përdıtësım : 11.07.2025
Prishtinë, qytetarët përkujtojnë Srebrenicën Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Është përkujtuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, gjenocidi i Srebrenicës, në 30-vjetorin e tij, raporton Anadolu.

Një numër qytetarësh dolën përballë Teatrit Kombëtar të Kosovës për të ndezur qirinj në kujtim të viktimave të ngjarjes që tronditi botën më 11 korrik të vitit 1995.

“Të rinj për me kujtu, të përkushtum mos me harru” - ishte mesazhi i qytetarëve që përçuan në aksionin e tyre.

Gjithashtu edhe godina e Qeverisë së Kosovës u ndriçua pasdite me “Lulen e Srebrenicës”, në kujtim të 8.372 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë ditës, mesazh përkrahës për familjarët e viktimave në Srebrenicë dha presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në manifestimin kryesor në kujtim të asaj që ndodhi në Srebrenicë më 11 korrik 1995.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın