BALLKANI

Prezantuesja e njohur serbe publikon video ironizuese në protestë kundër indiferencës ndaj katastrofës në Gaza

- Në përshkrimin e postimit ajo sqaron se nuk ka për qëllim të kritikojë askënd në veçanti, por të tërheqë vëmendjen ndaj krizave humanitare dhe luftërave që po zhvillohen nëpër botë.

Shpetim Hiseni  | 22.07.2025 - Përdıtësım : 22.07.2025
Prezantuesja e njohur serbe publikon video ironizuese në protestë kundër indiferencës ndaj katastrofës në Gaza

Shkup

SHKUP (AA) – Prezantuesja e njohur televizive serbe, Ana Mihajlovski, ka publikuar një video ironike duke prezantuar gjoja një grim në një sfond me pamje nga sulmet izraelite në Gaza, në atë që duket një akt i fuqishëm proteste ndaj indiferencës globale përballë katastrofës humanitare në Gaza, transmeton Anadolu.

Në videon që postoi në Instagram, ajo fillimisht shfaqet duke promovuar një maskarë: “Dje më erdhi kjo maskara. Shikoni sa bukur i bën qerpikët, sa të shëndetshëm duken…” Megjithatë, në sfond shfaqen pamje tronditëse nga Gaza.

Në përshkrimin e postimit ajo sqaron se nuk ka për qëllim të kritikojë askënd në veçanti, por të tërheqë vëmendjen ndaj krizave humanitare dhe luftërave që po zhvillohen nëpër botë, ndërsa si titull i përshkrimit ka shkruar: “Rrjetet sociale 2025”.

Sipas mediave lokale, në video janë përfshirë pamje nga shkatërrimet në Gaza dhe Bejrut, ndërsa mesazhi i saj është i qartë: “Ndërsa njerëzit në botë po vdesin, disa janë të fokusuar vetëm te fitimet përmes rrjeteve sociale”.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë mbështetur videon e prezantueses serbe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın