Presidentja Siljanovska-Davkova pritet në takim në Zagreb nga kryeministri Plenkoviq
Në takim u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale të bazuara në respekt dhe besim të ndërsjellë, dialog intensiv politik dhe bashkëpunim konstruktiv në fushat me interes të përbashkët
Shkup
Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, është pritur në takim nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, transmeton Anadolu.
Siç njofton kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova, në takim u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale të bazuara në respekt dhe besim të ndërsjellë, dialog intensiv politik dhe bashkëpunim konstruktiv në fushat me interes të përbashkët.
Siljanovska-Davkova theksoi se një impuls i ri në bashkëpunim, por edhe dëshmi e miqësisë së sinqertë, është iniciativa e qeverisë maqedonase për lidhjen e një marrëveshjeje për bashkëpunim strategjik me qeverinë e Kroacisë.
Siljanovska-Davkova shprehu mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme kroate për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.
Ajo gjithashtu përshëndeti qëndrimin e Kroacisë për nevojën e zgjerimit të shpejtë të Bashkimit Evropian (BE) me vendet e Ballkanit Perëndimor, në bazë të meritave reale në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës.
Presidentja Siljanovska-Davkova qëndron për vizitë në Kroaci, ku më herët u prit në takim edhe nga homologu i saj kroat, Zoran Milanoviq.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
