BALLKANI

Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin dy sportistëve përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore

Kosova do të përfaqësohet për herë të tretë në Lojërat Olimpike Dimërore, këtë herë në Milano Cortina 2026, të cilat mbahen prej 6 deri më 22 shkurt

Agim Sulaj  | 28.01.2026 - Përdıtësım : 28.01.2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin dy sportistëve përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore Burimi: Presidentja e Kosovës

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka dorëzuar flamurin shtetëror dy sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, transmeton Anadolu.

Dy skiatorët, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, pranuan flamurin në Zyrën e Presidentes.

Presidentja Osmani tha se Kosova ka shumë potencial falë sportistëve dhe rinisë.

“Jam e bindur se këtë flamur si gjithmonë do ta ngritni lart e më lartë dhe jam e bindur se gjithë Kosovën do ta bëni të ndihen krenarë. Ju uroj shumë suksese dhe dalshi faqebardhë”, tha Osmani para dorëzimit të flamurit, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Kosova do të përfaqësohet për herë të tretë në Lojërat Olimpike Dimërore, këtë herë në Milano Cortina 2026, të cilat mbahen prej 6 deri më 22 shkurt.

Ekipi olimpik i Kosovës përbëhet nga sportistët e skijimit alpin, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, përzgjedhësi Agim Pupovci, trajneri i Kianës, Visar Kryeziu, dhe shefi i misionit, Jeton Rudari.

Kryeziu do të garojë në tri disiplina, super sllallom të madh, sllallom të madh dhe sllallom, ndërsa Kokaj në sllallom.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.