BALLKANI

Presidentja Osmani takon përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas

"Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore", ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Agim Sulaj  | 25.09.2025 - Përdıtësım : 25.09.2025
Presidentja Osmani takon përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas Burimi: Zyra e Presidentes të Kosovës

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, transmeton Anadolu.

Presidentja Osmani bëri të ditur se me Kallas kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

"Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim", ka thënë Osmani.

Ajo tha se Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë.

Presidentja Osmani po merr pjesë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që po mbahet në New York.

Sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbahet nën temën: "Më mirë së bashku: 80 vjet e më shumë për paqen, zhvillimin dhe të drejtat e njeriut".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın