Presidentja Osmani takon në Berlin ministrin saudit të Ekonomisë dhe Planifikimit
Presidentja Osmani pas takimit tha se e ka falënderuar ministrin saudit për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe ka theksuar rëndësinë e hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve
Prishtinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Arabisë Saudite, Faisal bin Fadhil Alibrahim, në kuadër të Dialogut Global të Berlinit (Berlin Global Dialogue), transmeton Anadolu.
Presidentja Osmani pas takimit tha se e ka falënderuar ministrin saudit për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe ka theksuar rëndësinë e hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
“Në prag të 'Future Investment Initiative' që do të mbahet në Riad, diskutuam për mundësitë që kjo platformë ofron për Kosovën për të tërhequr investime të reja dhe për të forcuar lidhjet me tregjet globale”, shkroi Osmani.
Takimi ndërmjet presidentit Osmani dhe ministrit saudit Alibrahim zhvillohet në një periudhë kur Kosova po synon të zgjerojë partneritetet me vendet e Gjirit në fushën e ekonomisë dhe investimeve strategjike.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
