BALLKANI

Presidentja Osmani takon në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit

Zyra e Presidentes së Kosovës, ka njoftuar për këtë takim shoqëruar atë se për çfarë është diskutuar midis presidentes Osmani dhe sekretarit Abdoul Gheit

Agim Sulaj  | 21.09.2025 - Përdıtësım : 21.09.2025
Presidentja Osmani takon në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit Foto: Zyra e Presidentes së Kosovës

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, transmeton Anadolu.

Zyra e Presidentes së Kosovës, ka njoftuar për këtë takim shoqëruar atë se për çfarë është diskutuar midis presidentes Osmani dhe sekretarit Abdoul Gheit.

“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, ka thënë Osmani.

Osmani kishte zhvilluar takim edhe më herët me sekretarin e Ligës Arabe duke kërkuar njohje të reja nga shtetet anëtare të kësaj lige si dhe mbështetjen e Kosovësn në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Liga Arabe është themeluar më 1945 dhe përbëhet nga 22 shtete anëtare.

Deri më tani, vetëm 10 nga 22 shtete të Ligës Arabe e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës të shpallur më 14 shkurt të vitit 2008.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.