BALLKANI

Presidentja Osmani takon në Dubai kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy

“Diskutim përmbajtësor në Emiratet e Bashkuara me Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy, për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona”, shkroi Osmani

Agim Sulaj  | 05.02.2026 - Përdıtësım : 05.02.2026
Presidentja Osmani takon në Dubai kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy Foto: Zyra e Presidentes

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe është takuar me kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy, transmeton Anadolu.

Pas takimit me kryeministren Levy të zhvilluar në margjinat e Samitit Botëror të Qeverisjes, presidentja Osmani tha se ka pasur diskutim përmbajtësor.

“Diskutim përmbajtësor në Emiratet e Bashkuara me kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy, për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona”, shkroi Osmani.

Osmani e përfaqëson Kosovën në Samitin Botëror të Qeverisjes, ku ajo synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e vizionit të Kosovës për zhvillim dhe inovacion.

Në këtë samit marrin pjesë edhe shumë liderë nga mbarë bota, me disa prej të cilëve Osmani zhvilloi takime bilaterale për të diskutuar mundësi bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta strategjike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.