Presidentja Osmani takoi Kryeministrin e Mbretërisë së Esuatinit, Russell Mmiso Dlamini
Osmani tha se ka shprehur gatishmërinë për të avancuar lidhjet e marrëveshjeve në fusha konkrete me interes të dyanshëm
Prishtinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Samitit Botëror të Qeverive në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), është takuar me Kryeministrin e Mbretërisë së Esuatinit, Russell Mmiso Dlamini, transmeton Anadolu.
Osmani pas këtij takimi tha se i ka shprehur kryeministrit Dlamini mirënjohje për njohjen e hershme të pavarësisë së Kosovës nga Esuatini.
“Shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për njohjen e hershme të pavarësisë nga Esuatini, si dhe gatishmërinë për të avancuar drejt lidhjes së marrëveshjeve në fusha konkrete me interes të dyanshëm”, theksoi Osmani.
Ajo bëri të ditur se gjatë takimit po ashtu është diskutuar për koordinim më të ngushtë në forume multilaterale midis dy shteteve.
Mbretëria e Esuatinit e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës në muajin prill të vitit 2010.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
