Presidentja Osmani takohet me homologun nga Sierra Leone, Julius Maada Bio
“Në takim me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, në përfitim të qytetarëve tanë dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta”, ka thënë Osmani
Prishtinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), është takuar me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio, transmeton Anadolu.
Sipas një njoftimi të Zyrës së Presidentes, Osmani ka thënë se me homologun e saj nga Sierra Leone kanë diskutuar thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“Në Emiratet e Bashkuara Arabe, në takim me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, në përfitim të qytetarëve tanë dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta”, ka thënë Osmani.
Tutje, Osmani ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën.
Presidentja Osmani udhëtoi sot në EBA, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverive, për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të promovuar vizionin e Kosovës për zhvillim dhe inovacion.
Në samit do të marrin pjesë edhe shumë liderë nga mbarë bota, me të cilët Osmani do të ketë takime bilaterale për të diskutuar mundësi bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta strategjike.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
