BALLKANI

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për tragjedinë në Tuzlla

“Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe për popullin e Bosnjë e Hercegovinës”, shkroi Osmani

Agim Sulaj  | 05.11.2025 - Përdıtësım : 05.11.2025
Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për tragjedinë në Tuzlla

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për tragjedinë që ndodhi në Tuzlla të Bosnjë dhe Hercegovinës, transmeton Anadolu.

Presidentja Osmani, nëpërmjet rrjetit social amerikan “X”, tha se populli i Kosovës është i pikëlluar thellë nga zjarri tragjik në shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla, "i cili mori jetë të çmuara dhe la familje të tëra në dhimbje të madhe".

“Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe për popullin e Bosnjë e Hercegovinës. Qoftë kujtimi i atyre që humbëm një ngushëllim për të dashurit e tyre, dhe urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë për të lënduarit”, shkroi Osmani.

Osmani në fund të reagimit të saj ka shprehur ngushëllime për familjet e prekura edhe në gjuhën boshnjake, duke shtuar se “Republika e Kosovës është me ju”.

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën në një zjarr të madh që shpërtheu në katin e shtatë të shtëpisë për të moshuar në Tuzlla mbrëmë rreth orës 20:45.

Sipas informacioneve fillestare, midis të plagosurve ka policë, zjarrfikës, punonjës mjekësorë dhe punonjës të institucionit që morën pjesë në evakuimin e përdoruesve dhe ofrimin e ndihmës për banorët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın