Presidentja Osmani: Rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së është e pandalshme
“Jemi 100 për qind të harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë, sepse besojmë se në momente të vështira, ajo që përfaqëson dhe pozicioni që mban janë vendimtare”, tha Osmani
Kosova
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE) është e pandalshme, transmeton Anadolu.
Presidentja Osmani në një intervistë për median britanike “Monocle”, ka folur për integrimin euroatlantik dhe potencialin zhvillimor të Kosovës.
Osmani tha se orientimi i Kosovës mbetet i qartë drejt aleancës euro-atlantike.
“Jemi 100 për qind të harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë, sepse besojmë se në momente të vështira, ajo që përfaqëson dhe pozicioni që mban janë vendimtare”, tha ajo.
Sipas saj, demokracia evropiane nuk është e përsosur, por është sistemi më i mirë funksional.
Osmani tha se Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa status kandidati, por vazhdon të qëndrojë në këtë rrugë.
“Edhe pse raportet e BE-së na rendisin si reformuesin kryesor në sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, demokraci dhe zhvillim ekonomik, përparimi nga ana e tyre mungon. Por durimi ynë nuk do të shterojë, sepse kjo është më e rëndësishme. Qëndrimi në vlerat euro-atlantike është pjesë e identitetit tonë historik. Ne do të qëndrojmë në këtë rrugë. Nuk do të flirtojmë me fuqi të tjera dhe shpresojmë të frymëzojmë edhe të tjerët”, tha Osmani.
Osmani tha se në këto momente, Kosova po punon ngushtë me administratën Trump për të parë se si mund ta zgjerojnë këtë marrëdhënie përtej diplomacisë dhe angazhimeve tradicionale politike.
Ajo shtoi se mendon që Kosova plotëson të gjitha kushtet për të qenë një destinacion i dëshirueshëm për bizneset amerikane.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
