BALLKANI

Presidentja Osmani: Rreshtimi me SHBA-në ka qenë historikisht vendimi i duhur

26 vjet më parë, “ndaj njerëzve të Kosovës po kryhej gjenocid dhe nën lidershipin e SHBA-së, me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve demokratike gjithandej botës, jetët tona u shpëtuan”, tha Osmani

Agim Sulaj  | 25.01.2026 - Përdıtësım : 26.01.2026
Presidentja Osmani: Rreshtimi me SHBA-në ka qenë historikisht vendimi i duhur

Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se rreshtimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka qenë historikisht vendim i duhur, transmeton Anadolu.

Presidentja Osmani, duke folur për BBC-në, tha se janë një numër arsyesh pse Kosova ka vendosur të jetë pjesë e Bordit të Paqes të kryesuar nga presidenti Donald Trump, të cilën e nënshkroi gjatë kësaj jave në prezencë të presidentit Trump në Davos.

Osmani tha se rreshtimi i Kosovës me SHBA-në ka qenë historikisht vendim i duhur.

“Më lejoni të kthehem 26 vjet më parë kur Kosova ishte vend i shkatërruar nga lufta. Ndaj njerëzve të Kosovës po kryhej gjenocid dhe nën lidershipin e SHBA-së, me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve demokratike gjithandej botës, jetët tona u shpëtuan. Na u dha një shans për paqe, na u dha shansi për të jetuar të lirë dhe sot jemi sovranë, jemi demokratikë, jemi të lirë dhe, më e rëndësishmja, fëmijët tanë janë gjenerata e parë në historinë e ekzistencës së shtetit tonë që nuk e kanë njohur luftën dhe janë duke e gëzuar paqen”, tha Osmani.

Osmani tha se paqja mund të arrihet vetëm nëpërmjet veprimeve dhe jo letrave, ashtu siç “SHBA-ja erdhi dhe mblodhi botën pas vetes për ta shpëtuar Kosovën”.

Presidentja kosovare vlerësoi se bota ka nevojë për një organizatë të fuqishme ndërkombëtare e cila është e përfshirë në arritjen e paqes dhe ruajtjen e saj.

“Ka dallim mes të bërit paqe dhe të ruajturit paqen. Ne kemi nevojë për një organizatë ndërkombëtare të fuqishme e cila është e përfshirë në paqebërje dhe arritjen e paqes dhe gjithashtu OKB-ja mund të jetë e përfshirë në ruajtjen e paqes, gjë të cilën e bën më së miri dhe e ka bërë këtë me ndihmën dhe mbështetjen e shumë shteteve këtu në Kosovë për dhjetë vjet”, ka deklaruar tutje ajo.

Presidentja kosovare ka shprehur besimin në lidershipin amerikan dhe synimin për t’i ndihmuar shtetet e tjera të arrijnë paqen ashtu siç ajo ndihmoi Kosovën vite më parë.

Tutje ajo ka shtuar se Kosova është munduar për një kohë të gjatë të jetë anëtare e OKB-së, por Rusia e ka bllokuar atë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın