Presidentja Osmani: Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin
“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra”, tha Osmani
Prishtinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Anadolu.
Presidentja Osmani nëpërmjet rrjeteve sociale ka shkruar se Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin.
“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin”, shkroi Osmani.
Presidentja kosovare uroi qe sofrat e besimtarëve të jenë të mbushura me begati dhe shtëpitë me harmoni.
“Agjërim të lehtë e të pranuar!”, shtoi në fund Osmani në mesazhin e saj me shkrim të cilit i bashkëngjiti një video me disa prej xhamive të Kosovës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
