BALLKANI

Presidentja Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, Ulutaş

"Riafirmova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë të vazhdueshëm midis KFOR-it dhe institucioneve tona të sigurisë për të trajtuar kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë që rrjedhin nga veprimet destabilizuese të Serbisë", shkroi Osmani

Agim Sulaj  | 08.10.2025 - Përdıtësım : 08.10.2025
Presidentja Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, Ulutaş Burimi: Vjosa Osmani / X

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim për herë të parë pas emërimit Komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralin Özkan Ulutaş, transmeton Anadolu.

Osmani nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se me Ulutaş diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in.

"I urova një kthim të ngrohtë në Kosovë dhe riafirmova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë të vazhdueshëm midis KFOR-it dhe institucioneve tona të sigurisë për të trajtuar kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë që rrjedhin nga veprimet destabilizuese të Serbisë", shkroi Osmani.

Ulutaş u zgjodh për herë të dytë në krye të KFOR-it dhe do jetë në krye të këtij misioni ndërkombëtarë deri në tetor 2026. Ai u bë për herë të parë komandant gjeneral i KFOR-it më 10 tetor 2023.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın