Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Angili
Një falënderim i veçantë nga Osmani iu drejtua presidentit Recep Tayyip Erdogan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angili dhe Ambasadës së Turqisë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Prishtinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe zhvillimet aktuale, raporton Anadolu.
Presidenca njofton se Osmani shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, si historikisht ashtu edhe gjatë mandatit të saj, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe diplomacisë.
Presidentja Osmani vlerësoi rolin e Turqisë në forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe në përkrahjen e Kosovës në procesin e njohjeve ndërkombëtare.
Një falënderim i veçantë nga Osmani iu drejtua presidentit Recep Tayyip Erdogan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angili dhe Ambasadës së Turqisë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Të dy palët riafirmuan përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.
Në fund të takimit, u përmend edhe ndeshja e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, me ç’rast u shpreh dëshira që kjo përballje të karakterizohet nga fryma sportive dhe respekti i ndërsjellë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
