BALLKANI

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin turk në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, duke theksuar se Türkiye mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës

Agim Sulaj  | 20.01.2025 - Përdıtësım : 21.01.2025
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin turk në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale me Türkiyen, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Presidentes, gjatë takimit, Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, duke theksuar se Türkiye mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës.

Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Sipas njoftimit, Osmani dhe Angılı u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta të të dyja shteteve, duke përforcuar lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin afatgjatë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın