BALLKANI

Presidentja Osmani priti në takim ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut

Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut si komponent thelbësor për forcimin e sigurisë rajonale dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta

Agim Sulaj  | 03.07.2025 - Përdıtësım : 04.07.2025
Presidentja Osmani priti në takim ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim në Prishtinë, ministren e Mbrojtjes të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Yuriko Backes, raporton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Presidentes, Osmani gjatë takimit shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e Forcave të Armatosura të Luksemburgut në kuadër të misionit të KFOR-it, duke vlerësuar lart përkushtimin e këtij vendi në promovimin e paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin.

Po ashtu, presidentja kosovare ritheksoi mirënjohjen për mbështetjen e Luksemburgut ndaj Zyrës së Presidentes në përmbushjen e objektivave të përbashkëta strategjike.

Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut si komponent thelbësor për forcimin e sigurisë rajonale dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta.

Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë strategjike të përkrahjes së mëtejshme nga Luksemburgu për procesin e anëtarësimit të Kosovës në institucionet euroatlantike dhe organizatat ndërkombëtare, duke theksuar vlerat e përbashkëta demokratike dhe rolin që luan Kosova "si një faktor i qëndrueshëm i stabilitetit në rajon".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın