Presidentja Osmani priti në takim kryediplomaten finlandeze dhe kryesuesen e OSBE-së, Elina Valtonen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se pret që OSBE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës

Prishtinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, njëkohësisht Kryesuese të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Elina Valtonen, raporton Anadolu.
Sipas njoftimit nga zyra e Zyra e Presidentes së Kosovës, Presidentja Osmani e falënderoi Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në proceset e shtetndërtimit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve.
Në cilësinë e Kryesueses së OSBE-së, Valtonen u informua nga Presidentja Osmani mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e institucioneve ndaj paqes dhe stabilitetit si dhe zbatimin e rendit dhe ligjit.
Në njoftim thuhet se Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në në procesin e reformave, transparencës institucionale dhe të drejtave të njeriut.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se pret që OSBE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës, përfshirë barazinë gjinore dhe fuqizimin e të drejtave të njeriut.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.