BALLKANI

Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

- Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e Japonisë përgjatë viteve.

Agim Sulaj  | 13.06.2025 - Përdıtësım : 13.06.2025
Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito Foto: Zyra e Presidentit të Kosovës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë, Naruhito, gjatë qëndrimit të saj në Tokio, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Presidentes, presidentja Osmani gjatë takimit theksoi se miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta, respektin dhe besimin e ndërsjellë.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e Japonisë përgjatë viteve.

Ajo e falënderoi Perandorin Naruhito për mikpritjen dhe i uroi popullit japonez mirëqenie, shëndet dhe përparim të mëtejshëm.

Presidentja Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Japoni do të takohet atje edhe me kryeministrin japonez, Shigeru Ishiba, ku do të diskutohet fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy shteteve si dhe do të takojë edhe krerë tjerë të institucioneve japoneze.

Përveç vizitës në Tokio, gjatë qëndrimit në Japoni, Osmani mori pjesë në aktivitetet zyrtare për shënimin e Ditës së Kosovës në Ekspozitën Botërore "Expo 2025" në Osaka.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın