BALLKANI

Presidentja Osmani pritet në takim nga Komandanti i KFOR-it

Gjeneral-major Ulutas theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në ruajtjen e sigurisë në mbarë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal

Agim Sulaj  | 07.01.2026 - Përdıtësım : 07.01.2026
Presidentja Osmani pritet në takim nga Komandanti i KFOR-it Foto: KFOR

Prishtinë

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO (KFOR), gjeneral-major Ozkan Ulutas, ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Anadolu.

Gjeneral-major Ulutas, i cili priti presidenten Osmani në Kampin “Film City” në Prishtinë, theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në ruajtjen e sigurisë në mbarë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal.

Ai gjithashtu theksoi gatishmërinë e KFOR-it për të forcuar koordinimin dhe bashkëpunimin efektiv me institucionet e Kosovës, ceçanërisht me Policinë e Kosovës.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, me synimin për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın