BALLKANI

Presidentja Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

“Çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë”, tha Osmani

Agim Sulaj  | 09.02.2026 - Përdıtësım : 09.02.2026
Presidentja Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën kur filloi faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosvoës (UÇK) në Gjykatën Speciale, tha se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër, transmeton Anadolu.

Nëpërmjet një reagimi publik nga Zyra e Presidentes, Osmani tha se pavarësia e Kosovës ishte vullneti i popullit të kosovës, sakrifica shekullore për të cilën dhanë jetën dëshmorë dhe civilë të pafajshëm në luftë.

Osmani tha se gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë krime që Serbia i kreu kundër popullit të Kosovës ndër shekuj.

“Çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë”, tha Osmani.

Ajo theksoi se gjatë luftës së fundit në Kosovë, Serbia kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar, qëllim të cilin e shpërfaqi nëpërmjet vrasjes dhe masakrimit të mijërave fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimeve të mijëra grave e burrave, shkatërrimit të qindra mijëra shtëpive, dëbimit të mbi 80 për qind të qytetarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre, spastrimit etnik, zhdukjes me dhunë të mijëra personave dhe krimeve të tjera të llahtarshme.

“Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri”, tha Osmani.

Ky reagim i presidentes kosovare vjen në ditën kur filloi faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë ditës së hënë, Kryeprokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Gjykatën Speciale, Kimberly West, kërkoi nga 45 vjet dënim me burg për secilin, apo 180 vjet gjithsej për katër të akuzuarit e rastit Thaçi dhe të tjerët, që është rasti kryesor i kësaj gjykate.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın