BALLKANI

Presidentja Osmani: Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale

Osmani tha se Kosova më nuk është vetëm një destinacion me kosto të ulët, por ekonomi e bazuar në besim.

Agim Sulaj  | 25.10.2025 - Përdıtësım : 27.10.2025
Presidentja Osmani: Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale Foto: Zyra e Presidentes

Prishtinë

Në kuadër të Dialogut Global të Berlinit (Berlin Global Dialogue), Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka prezantuar potencialin e Kosovës në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës, transmeton Anadolu.

Presidentja Osmani pas kësaj ngjarje tha se Kosova më nuk është vetëm një destinacion me kosto të ulët, por ekonomi e bazuar në besim.

“Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale. Sot, ne nuk jemi më vetëm destinacion me kosto të ulët, por ekonomi e bazuar në besim, parime dhe rritje strategjike”, shkroi Osmani.

Pjesëmarrja e presidentes Vjosa Osmani në forumin "Berlin Global Dialogue" vjen në një kohë kur Kosova po synon të rrisë profilin e saj ekonomik dhe diplomatik në arenën ndërkombëtare. Ky forum bashkon udhëheqës politikë, biznesmenë dhe përfaqësues të institucioneve financiare nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e ekonomisë globale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın