BALLKANI

Presidentja Osmani diskuton me homologun finlandez zhvillimet politike dhe të sigurisë

Osmani e ka falënderuar homologun Alexander Stubb për mbështetjen e qëndrueshme të Finlandës ndaj perspektivës euroatlantike të Kosovës.

Shpetim Hiseni  | 21.02.2026 - Përdıtësım : 21.02.2026
Presidentja Osmani diskuton me homologun finlandez zhvillimet politike dhe të sigurisë

Shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun finlandez, Alexander Stubb, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Osmani e ka falënderuar homologun Stubb për mbështetjen e qëndrueshme të Finlandës ndaj perspektivës euroatlantike të Kosovës.

“Është gjithmonë mirë të flasësh me mikun e dashur të Kosovës, presidentin finlandez Alexander Stubb”, ka shkruar Osmani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın