BALLKANI

Presidentja Osmani cakton Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re

“I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara”, tha Osmani

Agim Sulaj  | 11.02.2026 - Përdıtësım : 11.02.2026
Presidentja Osmani cakton Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re Burimi: Zyra e Presidentes së Kosovës

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës, transmeton Anadolu.

Osmani këtë veprim e bëri në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, pas konstituimit të Kuvendit, ku u zgjodh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe pesë nënkryetarë të këtij institucioni.

“I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara”, tha Osmani.

Pritet që sonte të thirret seanca e re e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet qeveria e re me kryeministër Albin Kurtin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.