Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron komunitetin turk me rastin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke
Në mesazhin e saj të urimit, Siljanovska-Davkova theksoi se arsimi në gjuhën amtare është një e drejtë themelore e njeriut, thelbësore për ruajtjen dhe ndërtimin e identitetit kombëtar e kulturor, si dhe për zhvillimin dhe suksesin personal.
Shkup
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar komunitetin turk dhe mësimdhënësit me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në vend, transmeton Anadolu.
Në mesazhin e saj të urimit, Siljanovska-Davkova theksoi se arsimi në gjuhën amtare është një e drejtë themelore e njeriut, thelbësore për ruajtjen dhe ndërtimin e identitetit kombëtar e kulturor, si dhe për zhvillimin dhe suksesin personal.
Presidentja shprehu mirënjohje për mësimdhënësit dhe punonjësit arsimorë që, sipas saj, me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për profesionin, kontribuojnë në edukimin e brezave të rinj dhe në përhapjen e dijes në gjuhën turke.
“Uroj që të vazhdojmë të jemi shembull i unitetit në diversitet dhe të jemi krenarë për atdheun tonë të përbashkët”, ka theksuar Siljanovska-Davkova.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
