BALLKANI

Presidentja e Maqedonisë së Veriut takohet me homologun nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Takimi midis Gordana Siljanovska-Davkovës dhe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyanit është realizuar në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai

Shpetim Hiseni  | 05.02.2026 - Përdıtësım : 05.02.2026
Presidentja e Maqedonisë së Veriut takohet me homologun nga Emiratet e Bashkuara Arabe Burimi: Presidenca e RMV-së

Shkup

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, ka zhvilluar takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu.

Siljanovska-Davkova e ka falënderuar homologun e saj për mikpritjen dhe për mundësinë për të marrë pjesë në samit, duke e vlerësuar atë si një platformë jashtëzakonisht të rëndësishme për përballimin e sfidave globale dhe rajonale, si dhe për zhvillimin e një dialogu domethënës me liderë dhe partnerë të shquar nga e gjithë bota, thuhet në një deklaratë të presidencës.

Në fokus të bisedës kanë qenë perspektivat për thellimin e bashkëpunimit bilateral, duke u theksuar nevoja për përmirësimin e kornizës ligjore.

Në njoftimin e presiencës thuhet se vëmendje e veçantë u është kushtuar marrëdhënieve ekonomike dhe mundësisë për përshpejtimin e projekteve me interes të ndërsjellë, të cilat ndodhen në fazë përgatitore.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut e ka përshëndetur vendosjen e regjimit pa viza ndërmjet dy shteteve, duke e vlerësuar si një mundësi të shkëlqyer për lehtësimin e komunikimit të gjithanshëm mes dy shoqërive.

Ajo ka shprehur bindjen se ky takim, i realizuar në prag të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve, do të japë një impuls të fuqishëm për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm mes dy vendeve.

Dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime mbi çështjet aktuale globale dhe rëndësinë e përpjekjeve për zgjidhjen e konflikteve ekzistuese.

“Në këtë kontekst, presidentja e përshëndeti rolin konstruktiv dhe të përgjegjshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili bazohet në parimet e paqes dhe tolerancës. Ajo theksoi interesin e palës maqedonase për bashkëpunim të thelluar përmes iniciativave të përbashkëta për dialog ndërkulturor dhe promovimin e vlerave të përbashkëta qytetëruese”, përfundon njoftimi i presidencës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın