BALLKANI

Presidenti turk largohet nga Shqipëria pas samitit të Komunitetit Politik Evropian

Presidenti Erdoğan është larguar nga Tirana pasi mori pjesë në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian

Özcan Yıldırım  | 16.05.2025 - Përdıtësım : 16.05.2025
Presidenti turk largohet nga Shqipëria pas samitit të Komunitetit Politik Evropian

Tiranë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është larguar nga kryeqyteti Tiranë i Shqipërisë pasi mori pjesë në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan u nis për në Stamboll me aeroplanin privat “TUR”. Ai u përcoll nga ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay dhe një delegacion nga ambasada.

Presidenti turk shoqërohej nga nënkryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Halit Yerebakan, drejtori i Komunikimit të Turqisë, Fahrettin Altun dhe këshilltari kryesor presidencial për politikën e jashtme dhe sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.