BALLKANI

Presidenti kroat mbërrin për vizitë në Shkup, pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja maqedonase

Pas pritjes zyrtare, Milanoviq dhe Siljanovska-Davkova do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, pas çka do të vijojë takimi plenar i delegacioneve maqedonase dhe kroate, duke përfunduar me adresimin e presidentëve në një konferencë për media

Abdulbesar Ademi  | 07.05.2025 - Përdıtësım : 07.05.2025
Presidenti kroat mbërrin për vizitë në Shkup, pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja maqedonase Foto: Umeys Sulejman / AA

Shkup

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka mbërritur për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni të organizuar në pallatin presidencial Vila Vodno, raporton Anadolu.

Pas pritjes zyrtare, Milanoviq dhe Siljanovska-Davkova do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, pas çka do të vijojë takimi plenar i delegacioneve maqedonase dhe kroate, duke përfunduar me adresimin e presidentëve në një konferencë të përbashkët për media.

Në kuadër të vizitës zyrtare, siç është paralajmëruar, presidenti Milanoviq, i shoqëruar nga presidentja Siljanovska-Davkova, do të vendosin kurorë lulesh në varrin e Goce Delçevit në Kishën e Shën Spasit në Shkup.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.