BALLKANI

Presidenti i Shqipërisë, Begaj priti në takim zv.presidentin e Turqisë, Yilmaz

"Shqipëria e vlerëson Turqinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdogan si një partner dhe aleat kyç, të përkushtuar nëpërmjet dialogut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë", shkroi Begaj në një postim

Dzihat Aliju  | 17.10.2025 - Përdıtësım : 17.10.2025
Presidenti i Shqipërisë, Begaj priti në takim zv.presidentin e Turqisë, Yilmaz Foto: Yasin Baturhan Ergin/AA

Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yilmaz, raporton Anadolu.

Takimi është zhvilluar në selinë e Presidencës së Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj bëri të ditur se ka pritur zv.presidentin turk Yilmaz.

"Marrëdhëniet tona të shkëlqyera dhe miqësore na nxisin të thellojmë bashkëpunimin në ekonomi, tregti, infrastrukturë, bujqësi, turizëm, siguri, mbrojtje dhe energji të rinovueshme", shkroi ai duke shtuar:

"Shqipëria e vlerëson Turqinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdogan si një partner dhe aleat kyç, të përkushtuar nëpërmjet dialogut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın