BALLKANI

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mbërrin në vizitë dyditore në Bosnjë e Hercegovinë

Begaj u prit zyrtarisht në Sarajevë me nderime ushtarake nga kreu dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, Zheljko Komshiq dhe Zheljka Cvijanoviq

Alma Dekovic  | 22.10.2024 - Përdıtësım : 22.10.2024
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mbërrin në vizitë dyditore në Bosnjë e Hercegovinë Foto: Samır Jordamovıc / AA

Sarajevë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mbërriti në vizitë zyrtare dyditore në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), raporton Anadolu.

Begaj u prit zyrtarisht në Sarajevë me nderime ushtarake nga kreu dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, Zheljko Komshiq dhe Zheljka Cvijanoviq.

Begaj do të mbajë takim me anëtarët e Presidencës së BeH-së, pas çka është planifikuar takim i delegacioneve të dy vendeve dhe një konferencë për media.

Në kuadër të vizitës së tij në Sarajevë, Begaj sot do të takohet me deputetë të Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.