Turqia, BALLKANI

Presidenti Erdoğan takon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Takimi është konfirmuar nga kryeministri Rama, i cili në rrjetet sociale ka shkruar se kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështje të tjera

Fatjon Cuka  | 14.09.2020 - Përdıtësım : 15.09.2020
Presidenti Erdoğan takon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama Foto: Faqja zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Facebook/AA

Tiranë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë realizuar një takim në qytetin turk, Marmaris, transmeton Anadolu Agency(AA).

Takimi është konfirmuar nga kryeministri Rama, i cili në rrjetet sociale ka shkruar se kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështje të tjera.

"Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Recep Tayyip Erdoğan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me COVID-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor", ka shkruar Rama.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.