BALLKANI

Presidenti Begaj përshëndet marrëveshjen për armëpushimin në Gaza

"Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon", ka theksuar Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Fatjon Cuka  | 16.01.2025 - Përdıtësım : 16.01.2025
Presidenti Begaj përshëndet marrëveshjen për armëpushimin në Gaza

Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, transmeton Anadolu.

Në reagimin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Begaj thekson se përshëndet marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon sipas tij fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit.

"I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon", ka shkruar Begaj.

Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës, duke theksuar se zbatimi i saj do të fillojë këtë të diel.

Armëpushimi vjen pas fushatës gjenocidale të Izraelit kundër Gazës, e cila ka vrarë mbi 46.700 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, që nga një sulm ndërkufitar i udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın