BALLKANI

Presidenti Begaj mandaton kryeministrin Rama për krijimin e qeverisë së re

Presidenti Begaj ka pritur kryeministrin Rama në selinë e Presidencës së Shqipërisë, duke i dorëzuar dekretin për mandatimin e tij për formimin e qeverisë së re

Fatjon Cuka  | 12.09.2025 - Përdıtësım : 12.09.2025
Presidenti Begaj mandaton kryeministrin Rama për krijimin e qeverisë së re Foto: Presidenca e Shqipërisë

Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mandatuar kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për krijimin e qeverisë së re, raporton Anadolu.

Presidenti Begaj ka pritur kryeministrin Rama në selinë e Presidencës së Shqipërisë, duke i dorëzuar dekretin për mandatimin e tij për formimin e qeverisë së re.

Në dekretin e Begajt thuhet se Edi Rama emërohet kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

"Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale Diella", thuhet në dekret.

Begaj do të nxjerrë edhe dekretet për emërimin ministrave të rinj, që do të miratohen nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pas miratimit në Kuvend dhe pas ceremonisë së betimit, ministrit e rinj do të fillojnë zyrtarisht detyrën.

Kujtojmë se Rama prezantoi dje emrat e rinj të kabinetit qeveritar, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të majit, ku për herë të parë pjesë do te jetë edhe një ministre nga Inteligjenca Artificiale.

Më 11 maj 2025 në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare për zgjedhjen e përbërjes së re të Kuvendit të Shqipërisë me 140 deputetë.

Partia Socialiste, partia në pushtet e drejtuar nga kryeministri Rama fitoi zgjedhjet, duket siguruar mandatin e katërt qeverisës, me 83 mandate.

Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë filloi sot, ndërkohë është ndërprerë për të vazhduar në orët e pasdites.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın