Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama mesazhe urimi për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama, kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Tiranë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama, kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, transmeton Anadolu.
Në mesazhin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Begaj shkruan: "Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë".
"Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë. Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje", shkruan Begaj.
Edhe kryeministri Rama ka publikuar urimin e tij në rrjetet sociale, ku shkruan: "Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë".
Mesazhe urimi kanë përcjellë edhe kryediplomati Igli Hasani si dhe zyrtarë dhe politikanë të tjerë të Shqipërisë.
Më 17 shkurt të këtij viti shënohet 17-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
