BALLKANI

Policia gjen armë, municion dhe pajisje tjera ilegale në Mitrovicë të Veriut

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa për momentin nuk ka persona të arrestuar, por hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar

Agim Sulaj  | 27.09.2025 - Përdıtësım : 27.09.2025
Policia gjen armë, municion dhe pajisje tjera ilegale në Mitrovicë të Veriut Foto: AA/Arkiv

Prishtinë

Policia e Kosovës ka gjetur armë, municion dhe pajisje tjera ilegale në bodrumin e një ndërtese afër sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut, transmeton Anadolu.

Policia njoftoi se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta operative.

Sipas Policië, gjatë kontrollit të këtij lokacioni janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë, 50 fishekë, një kondak pushke, një palë pranga, një mbajtëse pushke, një maskë kundër helmeve me çantën e saj, një këllëf arme dhe pesë karikatorë të zbrazët.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa për momentin nuk ka persona të arrestuar, por hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha pas raportimit të policisë se asnjë pjesë e territorit të Republikës së Kosovës nuk është më strehë as për kriminelë e as për armatim apo elemente të tjera që cënojnë sigurinë e vendit.

“Në qendër të Mitrovicës së Veriut, në bodrumin e një ndërtese kolektive sot janë gjetur dy armë, municion i llojeve të ndryshme, karikatorë, gazmaskë e pranga. Mbetemi të përkushtuar ndaj rendit dhe ligjit, sigurisë dhe stabilitetit për qytetarët tanë dhe për Republikën tone”, shkroi Sveçla.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın