BALLKANI

Policia e Kosovës zhvilloi aksion në tre lokacione në Mitrovicë të Veriut

Policia e zhvilloi aksionin këtë mëngjes, ka gjetur armë zjarri, lëndë narkotike dhe katër aparate të kriptovalutave, të cilat janë të ndaluara për përdorim

Agim Sulaj  | 22.02.2022 - Përdıtësım : 22.02.2022
Policia e Kosovës zhvilloi aksion në tre lokacione në Mitrovicë të Veriut

Prishtinë

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion policor në tre lokacione në Mitrovicë të Veriut për shkak të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” nga disa qytetarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një komunikate për media, është bërë e ditur se policia e zhvilloi aksionin këtë mëngjes, ka gjetur armë zjarri, lëndë narkotike dhe katër aparate të kriptovalutave, të cilat janë të ndaluara për përdorim nga autoritetet ekzekutive të Kosovës, nga janari i këtij viti.

Policia në kuadër të aksionit në fjalë nuk ka arritur të kapë personat në kërkim.

“Gjatë kontrollit në njërin prej lokacioneve, hetuesit kanë gjetur një pushkë automatike, dy fishekë, një radio për komunikim ‘Motorola’, sasi të substancave narkotike si dhe katër aparate për kriptovaluta. Të gjitha gjësendet e gjetura janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Në lidhje me provat materiale, në cilësi të personit të dyshuar është duke u intervistuar një person”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Tutje në komunikatë thuhet se në konsultim me prokurorin, rastet e armëmbajtjes pa leje dhe të posedimit të substancave narkotike do të hetohen nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ndërsa aparatet për kriptovaluta janë konfiskuar nga ana e njësive të Drejtorisë Rajonale Policore të Mitrovicës së Veriut, e cila drejtori edhe do të procedojë tutje më këtë rast.

Policia e Mitrovicës së Jugut me autorizim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për kontroll të këtyre lokacioneve, në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë-Mitrovicë Veri dhe në mbështetjeje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), kanë realizuar kontrolle në këto lokacione, mirëpo nuk kanë hasur në personat e kërkuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.