BALLKANI

Policia e Kosovës zhvillon operacion kundër "strukturave paralele serbe" në vend

Policia konfirmoi se operacionoi policor përfshinë rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës së Jugut

Agim Sulaj  | 15.01.2025 - Përdıtësım : 16.01.2025
Policia e Kosovës zhvillon operacion kundër "strukturave paralele serbe" në vend

Kosovë

Policia e Kosovës ka nisur një operacion në disa lokacione të ndryshme për mbylljen e "strukturave paralele serbe" të mërkurën në mëngjes, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve të mediave lokale në Kosovë, operacioni po zhvillohet në disa rajone, derisa Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë.

Policia konfirmoi se operacionoi policor përfshin rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës së Jugut.

Policia e Kosovës vitin e kaluar zhvilloi aksione të ngjashme për mbylljen e "strukturave paralele" në disa komuna si në atë të Pejës, Skenderajt, Istogut, Klinës dhe në komunat veriore me shumicë serbe.

Gjithashtu, autoritetet kosovare mbyllën edhe degët e Postës së Serbisë në veri, e cila funksiononte me sistem të Serbisë në territorin e Kosovës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.