BALLKANI

Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe uniforma ilegale në Leposaviq

“Angazhimi i pandalshëm i Policisë së Kosovës po vazhdon të japë rezultate konkrete, si edhe rasti i sotëm me identifikimin dhe sekuestrimin e një sasie armatimi, municioni dhe uniformash ushtarake në një shtëpi të braktisur në Leposaviq”, tha ai

Agim Sulaj  | 05.03.2026 - Përdıtësım : 05.03.2026
Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe uniforma ilegale në Leposaviq Foto: AA/Arkiv

Prishtinë

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe uniforma ushtarake ilegale në një shtëpi të braktisur në Komunën e Leposaviqit, transmeton Anadolu.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka njoftuar për këtë rast, tha nëpërmjet rrjeteve sociale se autoritetet kosovare mbeten të fokusuara në luftimin e çdo forme të ilegalitetit në të gjithë territorin e saj.

“Angazhimi i pandalshëm i Policisë së Kosovës po vazhdon të japë rezultate konkrete, si edhe rasti i sotëm me identifikimin dhe sekuestrimin e një sasie armatimi, municioni dhe uniformash ushtarake në një shtëpi të braktisur në Leposaviq”, tha Sveçla.

Më tej, ai tha se sundimi i rendit dhe ligjit në çdo cep të Kosovës mbetet parakusht për sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin e vendit, ndërsa institucionet kosovare do të vazhdojnë pa kompromis përpjekjet për ta garantuar këtë në çdo pjesë të territorit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın