BALLKANI

Policia e Kosovës ka nisur hetime për personin që shqeu Kuranin në Prizren

"Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar", thuhet në raportin policor

Agim Sulaj  | 04.03.2025 - Përdıtësım : 04.03.2025
Policia e Kosovës ka nisur hetime për personin që shqeu Kuranin në Prizren

Prishtinë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për personin i cili është kapur nga kamera të sigurisë duke shqyer librin e shenjtë të Islamit, Kuranin, në qendër të Prizrenit, raporton Anadolu.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar për Anadolu se i dyshuari nuk është arrestuar, derisa rasti po trajtohet si "nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik".

Për këtë rast bëhet e ditur se është njoftuar edhe prokurori kompetent.

"Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar", thuhet në raportin policor.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë të cilat i publikuan bizneset përreth vendit ku ndodhi ngjarja, shihet një person i gjinisë mashkullore i moshës rreth të 40-tave duke shqyer dhe hedhur në tokë fletë nga Kurani në gjuhën shqipe.

I veshur me kapelë dhe me syze, personi, pasi kreu aktin në rrugën "Farkëtarët", është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Raportohet se veprimi i këtij personi ndodhi ditën e hënë, derisa besimtarët muslimanë kanë hyrë në Muajin e Ramazanit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın