BALLKANI

Policia e Kosovës gjen armë në veri, dyshohet se ishin të një personi në kërkim për Banjskën

Mëngjesin e sotëm njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveçan ka hasur në një rimorkio ku gjeti "dy thasë me uniforma, jelekë antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje tjera ushtarake"

Agim Sulaj  | 18.09.2025 - Përdıtësım : 18.09.2025
Policia e Kosovës gjen armë në veri, dyshohet se ishin të një personi në kërkim për Banjskën Burimi: Policia e Kosovës

Prishtinë

Policia e Kosovës ka gjetur pajisje ushtarake gjatë një kontrolli në veri të Kosovës, të cilat dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjska, transmeton Anadolu.

Nëpërmjet një njoftimi për media, Policia ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveçan ka hasur në një rimorkio ku gjeti "dy thasë me uniforma, jelekë antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje tjera ushtarake".

Sipas policisë, në këtë rast janë konfiskuar edhe rroba të tjera ushtarake, përfshirë një uniformë kamofluese.

"Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkisnin një personi të dyshimtë, i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska", tha Policia, duke shtuar se ky rast është nën hetim.

Më 24 shtator 2023 në Banjskë të Komunës së Zveçanit, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin policor Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.